E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli në Shkodër, promovohet libri i Ejell Çobës

"Jetë e humbun", ka qenë ky titulli, i librit me kujtime, i shkodranit, Ejell Coba, i cili është promovuar në Shkodër, nga familja Çoba, nën kujdesin e veçantë të kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Në këtë promovim përveç familjarëve kanë qenë të pranishëm, personalitete të pushtetit vendor në Shkodër, ish të përndjekur politik, si dhe intelektualë të letrave në qytetin e Shkodrës.

Në këtë libër, janë rrëfyer, torturat dhe ecejaket, në burgjet e regjimit komunist për 23 vite me radhë, të një prej intelektualëve të qytetit të Shkodrës, siç ishte Ejell Çoba. Gjatë këtij promovimi, ka qenë kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, njëkohësisht, mbesa e autorit, e cila ka përkujtuar, pikërisht vuajtjet dhe torturat në burgjet e komunizmit, të xhaxhait të saj.
 

Ejell Çoba figuron në listën e anëtave të Dhomës të Tregtisë dhe ishte ndër drejtuesit e Odës së Tregtisë, ndërsa është ndër shqiptarët e paktë të dekoruar nga Perandori Austro- Hungarez, Franc Jozefi. Ai si shumë pjestarë të familjes Çoba, iu nënshtruar torturave dhe arrestimeve me ardhjen e regjimit komunist, mbi familjen e të cilit, lufta e klasave la rrënjë në qytetin e Shkodrës.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›