Ekstradohet nga Austria, i akuzuari për vrasje

27-vjeçari Ergys Gjioveshaj, është ekstraduar nga Austria drejt vendit tonë. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.
Gjioveshaj është ekstraduar nga Austria, pasi Gjykata e rrethit gjyqësor Vlorë, e ka dënuar me 12 vjet burg për kryerjen e veprave penale “vrasje me paramendim” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
Ai është arrestuar me qëllim ekstradimi në Vjenë, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tirana me Interpol Vjenën.