E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morinë, kapet një kosovar në kërkim ndërkombëtar

Shtetasi kosovar, Afrim Gashi, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në pikën e kalimit kufitar Morinë.

Ndaj 34-vjeçarit, banues në Prishtinë, është lëshuar një urdhër arresti nga autoritetet në Madrid, Spanjë. Kapja e tij është bërë nga shërbimet e  Policisë Kufitare gjatë kryerjes së procedurave në hyrje të këtij shtetasi, i cili udhëtonte me autoveturë nga Kosova në drejtim të Tiranës.

Ndaj shtetasit Afrim Gashi është marrë masa e arrestit, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›