Topalli ne Shkoder, shperndan tesera te PD e premton investime
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ju dha dje teseren e Partise Demokratike dhjetera te rinjve shkodrane. Ne qytetin e saj te lindjes, Shkoder, ku Topalli ishte dje per nje vizite ne cilesine e nenkryetares se PD-se, ajo ftoi te rinjte e ketij qyteti te behen pjese e politikes. "Jam shume e lumtur qe jam ne kete salle, te mbushur plot me te rinj e te reja, entuziaste per arritjet e Shqiperise, entuziaste per te ardhmen e saj", tha Topalli gjate festimeve, qe te kujtonin prag fushaten elektorale. Ajo vijoi se vizita e saj ka nje qellim te vecante. "T'ju ftoj te beheni pjese e politikes, t'ju ftoj te beheni pjese e perpjekjeve tona drejt Bashkimit Evropian, te beheni pjese dhe mbeshtetes te reformave te medha qe ka ndermarre Shqiperia", theksoi Kryetarja e Kuvendit. Gjate fjalimit te mbajtur para te rinjve, Topalli tha se ata tashme jane te rinjte e nje vendi te suksesshem, te nje vendi qe ulet ne tryeza se bashku me vendet me te zhvilluara te NATO-s e qe po ratifikon me ritme te pershpejtuara MSA-ne. "Te gjitha keto u arriten ne saje te merites, te kurajes ne reforma, te pergjegjesise per t'i bere te pakthyeshme keto reforma. Reforma qe na kane sjelle nje stabilitet ekonomik, reforma qe na kane shnderruar ne nje vend te lakmueshem per investime nga bizneset nderkombetare, ne nje vend me interes per te turizem e investime", theksoi numri dy i selise blu. Ajo theksoi se PD ka nevoje per mbeshtetjen e te rinjve ne vazhdueshmerine e realizimin e cdo premtimi qe ka bere. "Partia Demokratike eshte e hapur per investimin tuaj ne te dhe se ju do te jeni deputetet e ardhshem evropiane", premtoi Kryetarja. Me pas, ajo u shperndau teseren e partise shume te rinjve qe u anetaresuan dje ne Partine Demokratike. Ne aktivitetin e djeshem ne Shkoder, moren pjese dhe deputete te zonave si Astrit Bushati e Ramiz Coba, si edhe drejtues lokale te qytetit.