Ndoka: PD te respektoje marreveshjen
Vetem nje dite pas mesazhit nga Papa Benedikt i XVI, kreu i PDK-se, Nard Noka, i shoqeruar nga deputetet Hamit Kosta dhe Frrok Gjini, kane qene pjesemarres pasditen e djeshme ne konferencen e 5-te te deges se kesaj partie per rrethin e Fierit. Takimi eshte zhvilluar ne sallen e teatrit "Bylis". Ne fjalen e tij, Noka ka pohuar nder te tjera se "ne jemi pjese e koalicionit qeverises dhe per nje aleance te sinqerte, te hapur, pasi ky koalicion ka prodhuar nje qeverisje te suksesshme dhe krijoi perspektiva te reja per zhvillim". Ai nuk ka munguar qe te permende arritjet e dikasterit te tij, duke pohuar se ne sistemin e shendetesise, PDK-ja ka kontributin e saj te vet te suksesshem. Ndoka ne fjalen e tij ka kerkuar qe PD-ja te reagoje me maturi, te respektoje marreveshjen e nenshkruar me PDK-ne. Ai ka kerkuar qe dy partite e medha, PD e PS, te heqin dore nga perpjekjet per te deformuar reformen zgjedhore. Per postin e kryetarit te PDK-se per rrethin Fier jane vendosur dy kandidatura per te konkurruar, ajo e Anesti Ristes dhe Lirika Danos, per te percaktuar dhe fituesin qe pritet te dale.
Xh. Beharaj
Xh. Beharaj