E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbora në Korcë 30 cm, probleme në qarkullim

KORCE- Sikurse cdo dimër Korca dhe rrethinat e saj janë mbuluar nga bora , trashësia e së cilës arrin deri në 30 cm.

Në rrugë, mbi shtëpi e ndërtesa kudo bie në sy bardhësia që për korcarët është një gjë normale në këtë stinë.
Edhe pse e njëjta panoramë përsëritet cdo vit , ata nuk mërziten me të por e shijojnë gjithnjë sikur të ishte për herë të parë.

Pavarësisht kënaqësisë që u jep banorëve , rreshjet e dëborës shkaktojnë shpesh edhe mjaft probleme. Trashësia e saj krijon vështirësi kalimi vecanërisht në Qafë Thanë, Qafë Pllocë e Qafë e Qarrit , ku zinxhirët janë të detyrueshëm pasi me kalimin e orëve bora kthehet në akull si pasojë e temperaturave tepër të ulëta. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›