Berisha takon Froling: Vlerësim për punën e ATA
TIRANë- Shoqata e Traktatit të Atlantikut i shpreh mirënjohjen kryeministrit Berisha për mbështetjen për organizimin e Asamblesë se Përgjithshme të saj në Tiranë, në vjeshtë të vitit 2010. Kryeministri Berisha priti sot në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut, zotin Troels Froling. Berisha vlerësoi punën dhe kontributin e Shoqatës së Traktatit të Atlantikut (ATA) për informimin e publikut dhe promovimin e vizionit për paqen, sigurinë globale dhe vlerave të lirisë e demokracisë, që mbron Aleanca e Atlantikut të Veriut.
Shoqata e Traktit të Atlantikut të Veriut, është një organizatë ndërkombëtare joqeveritare e themeluar më 18 qershor 1954, për të mbështetur misionin e NATO-s. Asambleja e Përgjithshme e 56-të të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut do mbahet në vjeshtë të vitit 2010. Në këtë ngjarje të rëndësishme pritet të marrin pjesë zyrtarë të lartë të NATO-s, personalitete të shquar nga 42 vendet anëtare e partnere të NATO-s që janë anëtarë të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut, duke përfshirë edhe personalitete të larta politike të vendeve të rajonit tonë të Ballkanit Perëndimor.
(m.a/News24/BalkanWeb)