E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, digjet dyqani i kmpjuterave, në panik banorët

KORCë- Një shkëndijë elektrike, ka shkaktuar një zjarr të fuqishëm që ka djegur gjithcka në një dyqan kompjuterash në Korcë, madje ka alarmuar banorët e pallatit, në katin e parë të të cilit ishte dyqani i kompjuterave. Ngjarja ndodhi në mesditë në dyqanin e kompjuterave, në katin e parë të një pallati në lagjen 12 të qytetit të Korcës.

Dyqani ka qënë i mbyllur në momentin që ka rënë zjarri, dhe kanë qënë banorët e pallatit të cilët i ka rrëmbyer paniku dhe nën frikën e rrëmbimit të flakëve në gjithë pallatin kanë njoftuar zjarrfikëset të cilat kanë ardhur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë lokalizimin e zjarrit. Pasojat e zjarrit kanë qenë vetëm materiale, ku kompjuterat dhe pajisjet kompjuterike të dyqanit, janë pëfshirë nga flakët.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›