E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli ne kremtimin e meshes se mbajtur ne Katedralen e Shen Palit ne Tirane

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mori pjesë sot në kremtimin e meshës së mbajtur në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, me rastin e mbylljes së Asamblesë Plenare të Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore Evropiane, ku të pranishëm ishin kardinalë dhe ipeshkvë nga e gjithë Europa.

Meshën e hapi Imzot Rrok Mirdita, i cili përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi rëndësinë e kësaj konference në Shqipëri ku merrnin pjesë udhëheqësit e Kishës Katolike anë e mbanë Evropës.

Pas kremtimit të meshës, Kryetarja e Kuvendit mori pjesë gjithashtu në pritjen e organizuar nga Imzot Rrok Mirdita në Arqipeshkvinë e Kishës Katolike me këtë rast.
Gjatë kësaj pritjeje, Kardinali i Izraelit, ai i Hungarisë , i Italisë etj, i përcollën Kryetares së Kuvendit ftesën për të zhvilluar një vizitë në vendet e tyre.

Kryetarja e Kuvendit i përsëriti Kardinalit të Italisë edhe njëherë ftesën për një vizitë të Shkëlqesisë së Tij, Papa Benedikti i XVI në Shqipëri.

Për tre ditë radhazi në Tiranë është mbajtur Asambleja Plenare e Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore Evropiane, e cila organizohet nën kujdesin e Arqipeshkvit metropolit të Tiranës dhe Durrësit njëherësh Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, imzot Rrok Mirdita.

Sipas Kishës Katolike shqiptare ky takim përbën ngjarjen më të rëndësishme pas vizitës historike të Papa Gjon Palit të II në prill të vitin 1993 në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›