20 vjetori i rivendosjes se marredhenieve mes Shqiperise dhe SHBA-ve
Në kuadër të 20 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasada Amerikane organizoi një ceremoni festive, në Tiranë ku të pranishëm ishin kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Lulzim Basha, kreu i OSBE-së në Tiranë, z. Eugen Ëollfarth, zv. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Deborah Jones, si dhe mjaft qytetarë të ardhur enkas për të ndjekur këtë aktivitet.
Ceremonia festive e cila nisi nën tingujt e marshit shqiptar, “Lavdija Shqiptare”, një kompozim ky i kompozitorit të njohur Xhevdet Shaqja, u pasua nga hymni kombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai Shqiptar, të cilat u performuan me mjaft mjeshtëri nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, nën drejtimin e dirigjentëve n/kolonel Halim Teqja dhe reshteri Altin Babameto.
Në fjalën e hapjes së kësaj ceremonie, ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu, falenderoi popullin shqiptar që lejoi SHBA-në të bëhej pjesë e zhvillimit të tij. “Faleminderit që na lejuat të jemi pjesë e juaja në këto 20 vjet kur keni ndërtuar Shqipërinë, -tha ndër të tjera ambasadori Arvizu. -Dua të falenderoj Bashkinë e Tiranës dhe Policinë e Shtetit, pa të cilët ky eveniment nuk do të ishte organizuar. Gjithashtu falenderoj Orkestrën Frymore të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të cilët i dhanë këtij evenimenti një ngjyrë tepër domethënëse, duke na sjellë me potencialin e tyre këto melodi të paharrueshme për të gjithë ne”, u shpreh ambasadori amerikan Arvizu.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, shprehu mirënjohjen për rolin e rëndësishëm që ka luajtur SHBA në ngjarjet e rëndësishme të historisë së popullit shqiptar.
“Në këto 20 vite miqësi ne i jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rolin vendimtar në lirinë e pavarësinë e Kosovës dhe për mbështetjen që dha SHBA në pranimin e Shqipërisë në NATO. Me këtë rast kujtoj përfaqësuesit e Forcave të Armatosura Shqiptare të cilët shërbejnë në misionet paqeruajtëse, në mbrojtje të lirisë rreth e rrotull botës”, theksoi kreu i Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha.
Më pas, të pranishmit në këtë ceremoni festive, kanë ndjekur melodinë “Friendsheep’s Hymn”, të kompozitorit amerikan A. Crepin, e cila u diregjua nga dirigjenti i Orkestrës Frymore, n/kolonel Halim Teqja.
Ceremonia ka vijuar me tingujt e mrekullueshëm të kompozitorit J. Ph. Sousa “The stars and Stripes forever”, për t’u përmbyllur me marshin “National Emblem”, kopozuar nga E. E. Bagley.
Ceremonia festive e cila do të vazhdoj përgjatë gjithë ditës së djelë do të sjellë në programin e saj, emra mjaft të njohur të muzikës shqiptare si dhe bandën e xhazit e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura amerikane, e cila ndodhet në vendin tonë enkas për këtë eveniment.