Ne qarkun e Beratit ka nisur regjistrimi i popullsise
Në Berat pas përfundimit të përzgjedhjes së kontrollorëve dhe anketuesve, verifikimit të banesave nga komisionet e censusit të ngritura në Bashki e Komuna, ka filluar puna në terren për rregjistrimin e popullsise.
Sipas informacioneve të marra nga zyra e statistikave në institucionin e Qarkut Berat puna është mirë organizuar për të bashkëpunuar mes supervizorit, kontrollorëve dhe anketuesve. E gjithe kjo punë drejtohet nga stafi i Zyrave të statistikës në rrethet Berat, Kuçove dhe Skrapar. Në te gjithë Qarkun e Beratit janë punësuar 800 persona për këtë proçes të rëndësishëm të ndarë në: 132 persona kontrollor prej të cilëve 85 në Bashkine Berat, 668 anketues prej të cilëve 430 në qytetin e Beratit. Një anketues në qytet mund të anketojë gjatë këtyre 3 javëve 100-120 familje, ndërsa një anketues në fshat 80-100 familje.
Për të patur një mbarëvajtje të këtij procesi i cilësuar si investimi më i madh statistikor jane vendosur postera ne vende publike, duke mos lene në harresë dhe zonat periferike dhe komunat. Në kontratat e lidhura midis INSTAT dhe punonjësve per censusin një vend i rëndësishëm i është kushtuar ruajtjes së konfidencialitetit të të dhënave të siguruara nëpërmjet numerimit dere me dere nga anketuesi.
Pyetësori për qytetarët përmban 40 pyetje prej të cilave 38 kërkojnë përgjigje të detyrueshme ndërsa dy pyetjet e fundit që kanë të bejnë me përkatësinë etnike dhe fetare janë alternative, pra qytetari është i lirë të deklarohet ose jo.