Festime dhe aktivitete per 20 vjetorin e hapjes se Ambasades Amerikane ne Shqiperi
Gjatë gjithë paradites në qendër të Tiranës, festa ka qenë e hapur për të gjithë, në përkujtim të rivendosjes së marrëdhënieve dypaleshe dhe hapjes së Ambasadës Amerikane në Tiranë.
I pyetur nga Abc news, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, e ka cilësuar këtë datë si pikënisjen e një komunikimi të rëndësishëm mes dy popujve.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i shoqëruar nga diplomati amerikan për pak kohë kanë ndjekur aktivitetet argëtuese me rastin e kësaj dite.
Në aktivitetet e organizuara me rastin e 20 vjetorit të hapjes së ambasadës amerikane në Shqipëri, nuk kanë munguar argëtimet, performanca muzikore dhe panairet e produkteve të ndryshme.
Qytetarët janë shprehur entuziastë për marrëdhëniet e shkëlqyera në këto dy dekada mes dy shteteve dhe popujve.
Një angazhim të vecantë në këto ceremoni pa protokoll kanë pasur mediat më të rëndësishme të vendit, ndër të cilat ambasadori Arvizu ka vlerësuar Abc news për pasqyrimin direkt të gjithë aktiviteteve. Pjesë e performancës në skenën e improvizuar ishin dhe këngëtarë të njohur apo grupe të rinj muzikorë të lancuar nga TV Klan në një koncert të përgatitur nga Bojken Lako.
Festimet për rihapjen e ambasadës amerikane në Tiranë, do të vazhdojnë gjatë gjithë javës.