E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, kapet 70 kg marijuanë



Një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sattiva është sekuestruar në fshatin Vergo në Sarandë.
Komisariati i policisë së Sarandës ka arrestuar shtetasin Ndriçim Roboçi, pasi në automjetin e tij tip furgon është sekuestruar një sasi prej 70 kilogramësh e dyshuar si lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Burime pranë komisariatit të policisë Sarandë bëjnë të ditur se lënda narkotike ka qenë e presuar në disa shishe qumështi. Megjithëse ende nuk dihet destinacioni i drogës ajo që dihet është se lënda është ngarkuar në Lazarat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›