E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli për Kosovën: Koha e ultranacionalizmit ka marrë fund

Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit të Shqipërisë

Tiranë, 28 korrik 2011 NOA – Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në veri të Kosovës si dhe shpreh në emër të deputetëve të Parlamentit shqiptar përkrahjen e pa lëkundur ndaj  popullit të Kosovës, Parlamentit dhe Qeverisë së Kosovës në çdo vendim për mbrojtjen e integritetit, kontrollit të kufijve dhe të rendit kushtetues.Nëpërmjet një deklarate zyrtare Topalli shprehet se po ndjek me  shqetësim  veprimet që grupe vandalësh  serbomëdhenj po përshkallëzojnë me djegie dhe shkatërrime përgjatë vendkalimeve të caktuara  në kufirin verior të Kosovës.

Në emër të deputetëve të Parlamentit shqiptar shpreh  përkrahjen e pa lëkundur  ndaj  popullit të Kosovës, Parlamentit  dhe Qeverisë së Kosovës në çdo vendim  dhe çdo  veprim për mbrojtjen e integritetit, kontrollit të kufijve dhe të rendit kushtetues, për ti dhëne përgjigjen e duhur dhe të merituar akteve vandale  me inspirim ultranacionalist.

Provokimeve, forcat policore të Kosovës ishin të detyruara tu qëndronin me vendosmëri në  përmbushje te detyrës. Unë gjej rastin të shpreh ngushëllimet e mia të thella, familjes së të ndjerit Enver Zyberi, ka deklaruar Topalli.

Sipas kryetares së Kuvendit, këto provokime janë të destinuara të dështojnë dhe se koha e ultranacionaliznmit ka marre fund një here e mirë.

Ulja e tensionit, dialogu mes te barabartëve, mbështetja në vlerat dhe parimet e Perëndimit janë rruga e vetme për qetësimin e zhvillimeve. Pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës janë realitete te pakthyeshme, deklaron kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë.

a.q/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›