E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Palët ti kthehen dialogut në emër të qytetarëve

Audronius Azubalis, kryetari i rradhës i OSBE

Prishtinë, 28 korrik 2011, NOA – Kryesuesi i radhës së OSBE-së, Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë Audronius Azubalis, sot ka dënuar incidentet e dhunshme që ndodhën këto ditë dhe ka inkurajuar dialogun në Kosovë.
Veprimet e tilla rrisin tensionet dhe dobësojnë frymën e bashkëpunimit që është e domosdoshme për progres. Unë apeloj për qetësi dhe thërras të gjitha palët që të punojnë me KFOR-in dhe EULEX-in që të kthejnë ambientin e qetë dhe të sigurt, ka thënë Azubalis.
Përmes një deklarate dërguar mediave, Azubalis ka thënë se është i ”inkurajuar nga deklaratat e përgjegjshme të liderëve që thërrasin për qetësi dhe dënojnë dhunën.
OSBE i thërret të dy palët që ti kthehen dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Europian. Vetëm përmes dialogut konstruktiv mund të zgjidhen çështjet dhe të përmirësohet jeta e njerëzve të rëndomtë. OSBE mbështet partnerët e vet ndërkombëtar, dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë do të vazhdojë punën e vet të rëndësishme për të promovuar pajtimin mes të gjitha komuniteteve, citohet të ketë thënë Azubalis.

a.q/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›