Serbia shton kontrollin në kufijtë me Kosovën
Nga Express më 28 korrik 2011 në ora 14:00
Serbia thotë se ka përforcuar kontrollet në pikëkalimet kufitare me Kosovën, “për të ndaluar ekstremistët nga Serbia për të shkuar në Kosovë".
“Do të ndalojmë ekstremistët nga Serbia për të shkuar në Kosovë. Ne do të ndihmojmë paqeruajtësit ndërkombëtarë në të gjitha mënyrat e mundshme”, i ka thënë Reutersit, shefi i policisë serbe, Milorad Veljovic.
Ndërkohë Qeveria e Serbisë mendon se ka ende vend për vazhdimin e dialogut me Kosovën. “Dhuna, nga cilado anë, nuk është mënyrë e zgjidhjes së problemeve... Për ne, dialogu është mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet në Kosovë”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë serbe, Miliovoje Mhajlovic.