OVL apelon për qetësi
Nga Express më 28 korrik 2011 në ora 15:07
Duke parë interesimin dhe kërkesën e veteranëve të luftës për mobilizim, me qëllimin që të japin mbështetje për Policinë e Kosovës në mbrojtje të vendit, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, apelon të gjithë bashkëluftëtarët të mbajnë qetësi dhe mos të bien pre e provokimeve nga grupet e ndryshme.
“Ne jemi në përcjellje të vazhdueshme të zhvillimit të ngjarjeve dhe për çdo gjë do të ju informojmë me kohë”, thuhet në deklaratë.