E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli perjashton deputetet qe flasin me shume se 2 minuta

TIRAN - Kush deputet qendron ne foltoren e Parlamentit per me shume se dy minuta do te perjashtohet per 21 dite dhe nuk do te marre rroge. Kjo eshte masa me e fundit e vendosur nga mazhoranca per te ndaluar deputetet e opozites qe te flasin ne Parlament. Tashme ata mund te flasin vetem nese i jep leje kryetarja Jozefina Topalli.

Ky ndryshim i rregullores eshte bere me propozim te deputetit demokrat Eduart Halimi dhe vjen ne kulmin e tensionimit te Parlamentit. Prej disa seancash deputetet e majte sa here qe kryeparlamentarja nuk u jepte te drejten e fjales shkonin tek foltorja. Ne jo pak raste konflikti verbal u shoqerua edhe me konfrontim fizik midis deputeteve socialiste dhe atyre demokrate. Pak dite me pare Keshilli i Rregullores dhe i Mandateve miratoi pezullimin me 15 dite nga punimet e Kuvendit per tre deputete socialiste me motivacionin per prishje te zhvillimit normal te punimeve te seances plenare.

Edhe pse mazhoranca ishte propozuesja per ndryshimet ne Rregulloren e Kuvendit dje deputeti demokrat Halimi paraqiti amendime te reja te cilat synojne qe te ndalojne deputetet te shprehen nese mazhoranca nuk eshte dakord. Amendamenti i ri parashikon qe kur deputeti pengon zhvillimin e rregullt te seances plenare nepermjet zaptimit te foltores dhe moslejimit te deputetit pasardhes te marre fjalen per me shume se dy minuta atehere Kryetari i Kuvendit i terheq vemendjen dhe nese kjo zgjat edhe nje minute tjeter atehere ai perjashtohet me 21 dite nga komisionet dhe nga seanca plenare.

Pikerisht kjo pike u kundershtua nga socialistet sipas te cileve eshte dhunim i fjales se lire. Deputeti i PS-se Pandeli Majko u shpreh se me propozimet e reja demokratet po thellojne krizen politike ne vend dhe se ceshtja qe diskutohet nuk ka te beje thjesht me nje karakter ligjor apo kushtetues. Po e coni opoziten dalengadale drejt nje historie qe diskutohet nese sot opozita shqiptare eshte legjitime apo jo. Po ua them miqte e mi opozita nuk mund te nxirret jashte ligjit. Nuk e nxirrni dot. Nuk mund tia hiqni te drejten e fjales. Kjo histori kerkon dialog dhe kompromis por ky nuk eshte dialog. Situata politike qe kemi nuk mund te zgjidhet me ndryshim rregulloreje - theksoi Majko.

Ne shenje proteste deputeti socialist bashke me disa kolege te tij braktisen mbledhjen. I menjehershem ishte reagimi i kryetarit te Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmali i cili theksoi se ndryshimet ne rregullore jane nevoje e strategjise qe sipas tij po ndjek selia roze ne Parlament nepermjet bllokimit te punes. Qe ne fillim te kesaj legjislature strategjia e bllokimit te Parlamentit i cili eshte institucion kryesor dhe perfaqesues i sovranit - tha Rusmali.

Pas ketyre akuzave te kreut te Komisionit te Ligjeve kundrejt opozites nga mbledhja u larguan edhe kater deputetet e tjere socialiste duke e lene te vetme mazhorancen ne miratimin nen per nen te ndryshimeve ne Rregulloren e Kuvendit. Tashme do te jete seanca e dites se enjte qe do te vendose perfundimisht per ndryshimet ne rregullore te cilat do tu heqin deputeteve te majte te drejten qe te shprehen pa marre me pare miratimin nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›