E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv.sekretari amerikan ne Shqiperi per zgjedhjet dhe situaten politike

Zevendessekretari i Shtetit James B. Steinberg do te filloje sot nje turne katerditore ne Gjeorgji Azerbaixhan Shqiperi dhe Bosnje. Gjate ndaleses ne Shqiperi dhe Bosnje zv.sekretari amerikan do te shoqerohet edhe nga zv.ndihmesi i Shtetit per eshtjet Evropiane edhe Euroaziatike.


Ne takimet qe do te zhvilloje ne Shqiperi diplomati do te flase per rendesine e zgjedhjeve lokale per zgjidhjen e problemeve politike ne te cilen eshte zhytur vendi yne dhe gjithashtu per rolin e prokurores se Pergjithshme ne hetimin e ngjarjeve te 21 janarit.


Me pas diplomatet do te shkojne ne Bosnje ku edhe atje do te takojne udheheqesit qeveritare dhe politik per te biseduar mbi krijimin e qeverise dhe perparimeve ne reformat drejt institucioneve euro-atlantike.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›