E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli pret Drejtorin e Drejtorisë për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Hollandës

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli zhvilloi sot një takim me Drejtorin e Drejtorisë për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Hollandës, Jacques Werner dhe zyrtarët që e shoqëronin atë.

Ndërsa bëri një panoramë të zhvillimeve në vend Topalli theksoi se reformat e zhvillimit ekonomik dhe integrimi europian janë dy shtyllat e axhendës së parlamentit, kurse plotësimi i 12 rekomandimeve të BE-së është program pune i përditshëm për të gjitha institucionet shqiptare.

Topalli akuzoi sërish opozitën, e cila sipas saj ka bllokuar procesin e statusit për mëse dy vjet, por që sic u shpreh ajo shpreson në bashkëpunimin aktual mes palëve për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare.

Nga ana e tij zoti Werner, u shpreh se dëshirës së shqiptarëve për të qënë pjesë e BE-së duhet ti përgjigjet me të njëjtin vullnet dhe klasa politike në vend. Prioritet sipas tij mbetet forcimi i shtetit ligjor dhe parlamenti ka një rol kyc në ecurinë e reformave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›