E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, abuzoi me vajzën e tij të mitur, arrestohet 48-vjecari

DURRËS- Kërkohej nga drejtësia italiane, arrestohet në Shqipëri. Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se kanë arrestuar 48-vjecarin Hashi Kashta, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për abuzim seksual me vajzen e tij, në atë kohë 14-vjece.

48-vjecari sipas policisë ishte larguar nga Italia në vitin 2009, teksa gjykata e shtetit fqinj kishte lëshuar urdhër arresti ndaj tij.
Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në Itali, ku Haxhi Kashta përgjatë periudhës 1 korrik 2006 deri më 30 gusht 2009, ka kryer disa herë akte seksuale ndaj vajzës së tij të mitur 14-vjecare.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›