E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli pret në një takim ambasadorin e ri të Izraelit

Tiranë, 9 shkurt, NOA - Kryetarja e Kuvendit,
Jozefina Topalli, ka pritur në një takim gjatë ditës së sotme ambasadorin e ri
të Izraelit në Shqipëri, David Cohen, shoqëruar dhe nga zonja e tij. Nga ana e
saj, Topalli shprehu kënaqësinë e veçantë për takimin me ambasadorin izraelit,
vend me të cilin sipas saj, Shqipërinë e lidh një histori guximi dhe krenarie, ajo e mbrojtjes së një komuniteti hebrejsh nga rregjimi nazist gjatë
Luftës së Dytë Botërore.

Vetë ambasadori Cohen vlerësoi veçanërisht qëndrimin kurajoz të shqiptarëve duke
shfaqur interesimin për mbledhjen e mëtejshme dokumentave të kohës nga arkivi
shqiptar për ti paraqitur ato në Izrael e më gjerë.
Më tej, kryetarja e Kuvendit nënvizoi faktin se jo vetëm shqiptarët, por dhe qëndrimi
politik i qeverisë së atëhershme, ishte në mbrojtje të hebrejve.
Por biseda u përqendrua në marrëdhëniet ndërparlamentare mes dy vendeve. Ambasadori
izraelit theksoi se gjatë misionit të tij, do të ketë prioritet të axhendës së
tij diplomatike, rritjen e shkëmbimeve parlamentare dhe vizitave të ndërsjella
të deputetëve mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Mes të tjerash, kryetarja e Kuvendit dhe ambasadori Cohen folën dhe për
forcimin e
bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme të zhvillimit kryesisht në
arsim, edukim dhe kulturë.
n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›