E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkon ndërhyrjen e shtetit për ta mbrojtur nga burri

Durrrës, 9 shkurt, NOA- Një 23 vjeçare nga
qyteti i Durrësit ka kërkuar ndërhyrjen e policisë për shmangur keqtrajtimin që i bënte
bashkëshorti i saj. Policia e Qarkut Durrës sqaron se shtetasja me inicialet N.K. ka bërë kallëzim penal pranë
forcave të rendit kundër bashkëshortit të saj. Arsyeja sipas Policisë së Durrësit
ka qenë keqtrajtimi që bashkëshorti i saj, 26 vjeçar me inicialet T. K,
ushtronte mbi viktimën.

Policia, gjithashtu njofto se pas marrjes së
kallëzimit janë marrë masat për 
mbrojtjen e 23 vjeçare.

Masat proceduriale kanë të bëjnë me plotësimin
e një kërkesë- padie për nga ku Gjykata e Durrësit do të jap dhe vendimin për
mbajtjen nën mbrojtje të gruas.

Në denoncimin e saj në polici 23 vjeçarja nga
Durrësi pretendon se është dhunuar në mënyrë sistematike fizikisht e
psikologjikisht nga bashkëshorti i saj.

xh.q/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›