Sigurimet, skema e re pas 1 majit

Duke filluar nga data 1 maj 2009, masa e kontributit te sigurimit shoqeror do ulet me 5 njesi, duke kaluar nga 29.5 ne 24.5 %. Kjo parashikohet ne p/ligjin "Per sigurimet shoqerore", ndryshimet e te cilit u miratuan dje nga Komisioni i Ekonomise. Projektligji parashikon uljen e mases se kontributit te sigurimeve shoqerore te personit te vetepunesuar. Projektligji parashikon ndryshime te rendesishme ne masen e kontributit, e cila paguhet nga punedhenesi per financimin e perfitimeve, qe ofron sistemi i sigurimeve shoqerore. Gjithashtu, meqenese reduktimi i mases se kontributeve do te jape efekte ne uljen e kontributit ne 5 deget e sigurimit, ai do te kete efekte edhe ne uljen e mases se kontributit te sigurimeve shoqerore te personit te vetepunesuar. Duke filluar nga data 1 maj 2009, masa e kontributit te sigurimit shoqeror do te ulet me 5 njesi, duke kaluar nga 29.5 ne 24.5 %. Qellimi i ketij projektligji eshte lehtesimi i veprimtarise se subjekteve nga barra e kontributeve, duke krijuar mundesite per rritjen e numrit te kontributpaguesve, ne sistemin e sigurimeve shoqerore, shmangien e veprimtarise joformale dhe krijimin e raporteve me te drejta ne zerat e shpenzimeve me synimin e deklarimit te pagave e te shperblimeve. Reduktimi i normes se kontributeve do te kete nje efekt ekonomik te dyanshem. Nga vleresimet e Ministrise se Financave vleresohet se ulja e kontributeve me 5 % do te kete nje efekt negativ ne te ardhurat e buxhetit te vitit 2009 me rreth 4 miliarde leke ne skemen e sigurimeve shoqerore. Por ky efekt negativ do te kompensohet permes rritjes se interesit te te punesuarve dhe te punedhenesve, per t'u perfshire me gjere ne skemen e sigurimeve shoqerore. Sistemi i sigurimeve shoqerore ofron mbrojtje per te gjithe personat ekonomikisht aktive, ne rast te pakesimit te te ardhurave per shkak te semundjes, barrelindjes, per moshe madhore, per shkak te invaliditetit apo ne rast vdekje per shkak te aksidenteve ne pune dhe per papunesine. Punemarresit paguajne kontribut, ne masen 9.5 per qind te pages bruto, ndersa punedhenesit 29 per qind, te kesaj page. Per personat e vetepunesuar dhe per anetaret e papaguar te familjes, qe jetojne e punojne me personin e vetepunesuar, per arsye te mosmbulimit te deges se semundjeve, aksidenteve dhe te papunesise, masa e kontributit eshte 26.2 %, e pages bruto, minimale, dhe paguhet totalisht nga personi i vetepunesuar. Pervec sigurimit shoqeror, punedhenesit, personat e punesuar dhe te vetepunesurit, paguajne edhe kontribute te sigurimeve shendetesore, dhe, konkretisht, te punesuarit 3.4% e pages bruto, ndersa te vetepunesuarit 7 % e pages. Qellimi i ketij projektligji eshte lehtesimi i veprimtarise se subjekteve nga barra e kontributeve, duke krijuar mundesite per rritjen e numrit te te punesuarve, rritjen e numrit te kontributpaguesve ne sistemin e sigurimeve shoqerore, shmangien e veprimtarise joformale dhe krijimin e raporteve me te' drejta ne zerat e shpenzimeve, me synimin e deklarimit real te pagave e te shperblimeve. Reduktimi i normes se kontributeve do te kete efekt ekonomik te dyanshem, c'ka evidenton realisht rendesine e ketij ligji qe pritet te shkoje ne Kuvend. S.P