E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me reformat, promovojme me tej luften e madhe

Presidenti Barack Obama meshiron me shume se 43 paraardhesit e tij ndryshimin e madh, ndryshimin ne stil, ndryshimin ne permbajtje, ndryshimin ne forme, ndryshimin ne thelb.

Keshtu qe me 20 janar ne "Capitol Hill" realisht u inaugurua fillimi i ri i madh per Shtetet e Bashkuara, fillim i ri ne te cilin Presidenti Obama u zotua se do te ribente Ameriken duke u bazuar ne ideale, vlera, parime e virtyte mbi te cilat ajo eshte ndertuar si vend lider i lirise ne bote, si dhe virtytet me te mira te qytetareve te kombit te tij.

Ne shqiptaret i urojme me gjithe zemer Presidentit Obama sukses te plote ne misionin e larte te drejtimit te vendit dhe kombit te tij te madh. Urojme te kete bekimin e Zotit, ai, vendi dhe kombi i tij i madh. Shqiperia ka pasur dhe ka tek Shtetet e Bashkuara te Amerikes, aleatin dhe mikun me te cmuar, partnerin e saj strategjik. Shqiptaret nuk do te harrojne kurre mbeshtetjen qe SHBA-te ne emer te vlerave themelore te njerezimit i kane dhene ceshtjes se tyre kombetare ne castet me percaktuese per lirine e tyre. Kjo mbeshtetje nuk ka qene nje veprim politik i izoluar apo deshire rastesore e nje administrate apo Presidenti te vetem. Nder dekada e dekada, administrata dhe Presidentet e Shteteve te Bashkuara dhane kontributin e tyre te vecante, por dhe percaktues ndaj ceshtjes shqiptare dhe lirise se kombit tone, jane shnderruar ne nje faktore te rendesishem dhe kryesore te suksesit, te perpjekjeve te kombit shqiptar per liri, dinjitet dhe mbrojtje te vokacionit te tij perendimor. Keto qendrime perbejne bazen e konsolidimit te miqesise tradicionale dhe ndjenjes se fuqishme pro-amerikane qe ekziston sot tek te gjithe shqiptaret. Une kam bindjen me te thelle se te Presidenti Barack Obama, shqiptaret kane dhe do te kene nje nga miqte me te cmuar dhe se ne administraten e tij punojne miqte me te mire te kombit shqiptar, nga zevendespresidenti Joe Biden, ish-senatorja Hillary Klinton, tani Sekretare e Departamentit te Shtetit, Keshilltari per Sigurine Kombetare James Johns, por edhe shume personalitete te tjera ne te gjitha nivelet e kesaj administrate. Ndaj ne perspektiven dhe ne mendimin tim, marredheniet mes Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara do te njohin dimensione te reja te fuqishme. Une shfrytezoj rastin te shpreh dhe njehere mirenjohjen me te thelle ndaj Presidentit George E. Bush, ketij miku te madh, qe me aktet e tij historike ne marredheniet midis dy vendeve do te mbetet perjete ne memorien e kombit shqiptar. E siguroj Presidentin Barack Obama se qeveria ime mbetet thellesisht e vendosur per nje bashkepunim te ngushte dhe intensiv ne ndertimin e vlerave te demokracise, ne radhe te pare ne Shqiperi, por edhe ne kontributin e saj modest ne te gjitha fushat ku te jete nevoja sikurse deri me sot.

***

Nje leksion te madh mund te mesoje te gjithe ata qe kane rastin te drejtojne nga Shtetet e Bashkuara dhe ky leksion eshte se reformat jane "Perpetuum Mobile". Ndaj dhe ne kete rast mbetem teresisht i angazhuar se me reformat te promovojme me tej luften e madhe kunder korrupsionit. Jemi shume te inkurajuar nga rezultati i tyre. Shqiperia, nga nje vend qe tre vjet me pare renditej nder 24 vendet me te korruptuara te planetit, sot ka lene mbrapa 95 vende. Mbetem i zotuar per te kapur nivele te tjera, shume me te lakmueshme ne kete lufte. Mbetem i angazhuar, para se gjithash dhe mbi te gjitha, per nje proces zgjedhor te lire dhe te ndershem. Dhe, une dua te garantoj ketu perfaqesuesit e komunitetit te vendeve te lira, te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe vendeve te tjera anetare te NATO-s dhe Bashkimit Evropian se kjo qeveri do te beje cdo perpjekje qe shqiptaret te votojne ne dinjitet te plote si qytetare te ketij komuniteti, ne respekt te plote te ligjeve dhe Kushtetutes se vendit, ne nje lufte me zero tolerance ndaj krimit te organizuar dhe tentakulave te tij kudo qe ato te shtrihen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›