E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konkurrenca e pandershme, tregtarët në grevë

KORÇË- Tregtarët e korçarë kanë zgjedhur rrugën e protestës për të dëbuar kolegët e tyre që punojnë në të zezë. Ata kanë zhvilluar një grevë 3 orëshe paralajmëruese, pasditen e djeshme duke mbyllur dyqanet. Shkak për organizimin e një greve të tillë, siç shprehen edhe vete tregtarët e vegjël, është bërë konkurrenca e pandershme, puna e zezë që ka prekur ndjeshëm tregtinë në qytetin e Korçës. Nga ana tjetër është indiferentizmi që po tregon bashkia përballë këtij fakti.

"Ndërprerja e aktivitetit të biznesit të vogël për 3 orë", sipas kryetarit të shoqatës Albert Nasto, "është hapi i parë i protestave, duke paralajmëruar përshkallëzim deri në zgjidhjen e këtij problemi i cili, sipas tij po na çon drejt falimentit".

Sipas tyre, ligji duhet të zbatohet njëlloj për të gjithë dhe jo siç po ndodh sot, ku një pjesë janë tatim pagues të rregullt dhe pjesa tjetër punojnë në të zezë.

Në qytetin e Korçë janë regjistruar si biznes i vogël 2400 njësi tregtare, ndërkohë që sipas të dhënave të shoqatës së biznesit të vogël, numri i bizneseve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në të zezë është 2 herë më shumë se njësitë tregtare të legalizuara.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›