Arrestohet adoleshenti, automatik në makinë
F-KRUJË- Një 19 vjeçar u ndalua nga policia, pasi në makinën e tij u gjet një automatik dhe dy krehra me fishekë. Lajmin e bëri të ditur policia e cila sqaroi se i riu u ndalua pasi u kap me armë pa leje në flagrancë.
Arrestimi i shtetasit Florian Qira nga Borizani Kruje dhe banues në Fushë- Kruje u bë dje pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në automjetin e tij tip Opel Tigra me targe KR 9961 A me ngjyrë të zeze. Në këtë makinë u gjet dhe u mor në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip kallashnikov me nr 90238502 dhe dy krehra automatiku ku brenda kishin njeri 25 cope fishekë dhe tjetri 12 cope model 56. Materialet proceduriale për veprën penale "Armëmbajtje pa leje".