E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në Bushat, në rrezik reparti ushtarak

SHKODER - Zjarri në një kabinë elektrike në Rranza Bushat ka përfshirë dhe shkurret e pemët e rreth saj dhe i favorizuar dhe nga era është përhapur në faqen e malit në afërsi të depove të municioneve luftarake pranë repartit ushtarak të Melgushës. Zjarrëfikësit, forcat e ushtrisë dhe pjesëtarë të komunitetit janë angazhuar për shuarjen e zjarrit dhe mos lejimin që flakët ti afrohen ambienteve të repartit ushtarak, në oborrin e të cilit ka mjaft armatime.


Ndonëse sipërfaqja e përshkuar nga zjarri është më së tepërmi shkurre, afrimi i flakëve pranë repartit ushtarak ka alarmuar strukturat e emergjencave civile dhe të ushtrisë që me mjete rrethanore po ndërhyjnë për të bërë lokalizimin e tij dhe ndalimin e përhapjes . Kabinat elektrike dhe zjarret në sipërfaqe pyjore kanë qenë të pranishme në këto ditë të shtatorit në Shkodër. Kodrat e Rrencit, Sukat e Mjedës etj , kanë qenë dhe vatrat më të mëdha të zjarreve të shfaqura, ndërsa shkaqet më së shumti kanë qenë kabinat elektrike.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›