Topalli, seance me te rinjte: "JO dhunes"
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, organizoi dje nje seance jashte radhe, te jashtezakonshme kete here jo me deputetet, por me te rinjte e kryeqytetit. Ne kuader te dites nderkombetare kunder dhunes, Topalli tha se prej nje viti eshte angazhuar per mobilizimin e opinionit publik per luften kunder dhunes. "Ju kam ftuar ketu, qe se bashku te nisim nje tjeter faze te saj, jo thjesht ate te mospranimit te dhunes me heshtje, por te edukimit te nje shoqerie pa dhune, te ndertimit te nje bote ne te cilen te gjithe femijet mund te jetojne ne siguri dhe me dinjitet me prinderit, mesuesit e shoket e tyre", u shpreh Topalli. Sipas saj, nga sensibilizimi i grave sot, 612 prej tyre denoncuan dhunuesit e tyre brenda ketij viti, ne organet kompetente. Fakt ky qe sipas kryetares nuk kishte ndodhur me pare. "Une do te ftoja cdo shqiptar te veme nje tulle ne murin e formimit te nje kulture te jo dhunes ne perfitim te femijeve tane. Dhuna nuk duhet te jete me pjese e mendesise sone, e sjelljes sone. Qyteterimet konsolidohen duke reduktuar dhunen. Ne rrugetimin tone drejt persosjes se demokracise cilido nga ne, ne cilindo pozicion qe jemi duhet te kontribuojme per te edukuar jo dhunen, edukimi kunder saj, nis nga edukimi pa dhune", theksoi ajo. Nga salla e Kuvendit, Topalli u dha nje mesazh te gjithe prinderve per te harruar eksperiencen negative te perjetuar ku dhuna, sundonte njeriun dhe hapesiren. Tashme femijet duhet te ndihen ndryshe.