Vrasja e Gjates, kapet i dyshuari

Tirane - Vrasja e 25-vjecarit parmbreme ne Tirane, dyshohet se ka ndodhur nga pakujdesia. Krimin e ka pranuar mbreme, 25-vjecari Shemsi Shaliani, vellai i pronarit te lokalit ku punonte viktima Ferdinand Gjata, moshatar me te. Lajmin e konfirmuan per "Koha Jone", burime zyrtare nga Policia e Tiranes. Ata thane se arrestuan ne oret e vona te mbremjes, Shemsi Enver Shaliani, 25 vjec, me banim ne Tirane. "I dyshuari, vella i pronarit te lokalit ku punonte 25-vjecari nga Berati, Ferdinand Gjata, ka pranuar autoresine e krimit dhe deklaroi se e kreu vrasjen, nga pakujdesia", - thane burimet policore.
Me heret, policia e Tiranes kreu nje sere hetimesh intensive si dhe mori ne pyetje shume persona, mes tyre pronarin e lokalit ku punoi i ndjeri dhe persona te tjere qe lidheshin me te, familjare te Gjates si dhe deshmitare okulare.
Viktima
Deri diten e pardjeshme, i riu Ferdinand Gjata punonte ne nje dyqan lodrash femijesh ne bulevardin "Zogu I" te kryeqytetit. Sikunder u pohua zyrtarisht, 25-vjecari, ne Berat, nuk kishte precedent penale te meparshem qe mund te sillte nje piste hetimi per policine. Nderkohe qe emri i tij nuk eshte i njohur as per policine e kryeqytetit. "Nga verifikimet e kryera mesohet se i riu jetonte prej gjashte muajsh ne kryeqytet, nderkohe qe emri i tij nuk ka rezultuar te jete perfshire ne dokumentacionin e ketij organi per ndonje ceshtje te mundshme", - sqaroi policia e Tiranes.
Martesa
Ferdinand Gjata, kishte lidhje te vazhdueshme ne familjen dhe ditet e fundit kishte kontaktuar shpesh pasi dy jave me vone do te martohej. Prej nje viti ai ishte fejuar me nje vajze nga Kavaja dhe priste qe te lidhej me martese. Familjaret ne Berat kerkojne qe shteti te zbardh vrasjen e djalit te tyre, pasi ai sipas tyre nuk kishte konflikte me askend dhe bente nje jete normale. Lamtumira e fundit per 25-vjecarin Gjata, eshte dhene ne oren 13:00 ne qytetin e lindjes. Trupi i tij i pajete mberriti ne oret e para te mengjesit te se martes prane baneses ne lagjen " Clirim" te qytetit. Te aferm, miq dhe familjare i kane dhene atij lamtumiren e fundit duke e percjelle ne oren 13.30 te dites se djeshme, per ne varrezat e "Burdulliasit".
1 plumb Mesohet se ka marre i riu dhe me pas ka nderruar jete ne spital. Kjo gje eshte bere e ditur nga burime te policise se kryeqytetit. Keta te fundit thane se, hetimet kane nxjerre se Gjata ka humbur jeten nga hemorragjia.
2 ore Ka mundur te jetoje ne spital Ferdinand Gjata, qe nga momenti qe ai eshte paraqitur ne spitalin numer 2, te QSUT-se, ne kryeqytet. Sipas policise, ai eshte paraqitur ne ore 18:00 dhe ka vdekur dy ore me pas.
Ferdinand Gjata 25 vjecari i vdekur, ka mberritur i plagosur rende ne spitalin numer 2, ne Tirane. Sipas mjekeve ai u paraqit vetem ne spital me nje plage ne kraharor shkaktuar nga nje arme zjarri. Ende nuk eshte zbuluar se, ku ka ndodhur ngjarja e rende.
"Lajmin e vrasjes e mesuar nga televizori"
Berat - Lajmi per vrasjen e te riut ka tronditur familjen e tij ne qytetin e Beratit, por dhe gjithe banoret e lagjes. Dy prinderit, tre vellezerit dhe dy motrat mesohet se mbremjen e dy diteve me pare kane pare ne televizion lajmin per vrasjen e njeriut te tyre te dashur. Zija ka pushtuar menjehere familjen Gjata, te cilet jane nisur menjehere drejt kryeqytetit per te terhequr trupin e pa jete. Ata nuk kane mundur te mesojne shume rreth ngjarjes, por kane kerkuar nga shteti zbardhjen e saj, gje qe eshte bere gjate mbremjes se djeshme. Ata jane shprehur se, Ferdinandi nuk kishte asnje konflikt me njeri as ne Tirane as ne kohen qe kish jetuar ne Berat. Nena e tij Dylberja, por dhe familjaret e tjere jane shprehur se Ferdinandi gjashte muaj me pare kish shkuar ne Tirane per te punuar. Pamundesia per gjetjen e nje vendi pune ne qytetin e tij, kushtet e veshtira ekonomike te familjes kishin detyruar 25-vjecarin te kerkonte mundesi punesimi ne kryeqytet. Kish qene nje shok i tij, i cili i kishte mundesuar gjetjen e nje vendi pune ne nje dyqan ne kryeqytet. I riu nuk kishte menduar gjate dhe kish nisur jeten e re ne kryeqytet ne nje banese te marre me qira ne lagjen "Ali Demi" Sipas familjareve vetem dy jave me pare ai kish ardhur prane baneses se tij, ku pasi kishte qendruar dy dite, e me pas ish rikthyer ne Tirane.
E. Azizolli