Rama: Berisha, pengese per plehrat
Kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama fajesoi dje kryeministrin Sali Berisha per zvarritjen ne zbatimin e projektit te perpunimit te mbeturinave ne Sharre. Ne prezantimin e ecurise se projektit prej 4.6 milione eurosh nga qeveria italiane per perpunimin e mbeturinave urbane ne Njesine nr.6 ne Kombinat, kreu i bashkise, tha se burokracite e qeverise po zvarrisin kete projekt te rendesishem. "Kete ndihme e garantuam kohe me pare nga qeveria italiane dhe u vonua per shkak te burokracise zvarritese te qeverise dhe te kryeministrit, qe tani sigurisht ne vazhden e perpjekjeve te tij per te permiresuar punet e te tjereve, shkon deri ne fshatrat me te largeta, t'ua marre gersheret nga dora kryetareve te komunave", akuzoi Rama. Sipas tij, kreu i qeverise kapardisej ne maje te plehrave te Sharres e thoshte "Kete po e bej une". "Por kuptohet qe ne, ia falim dhe e mirekuptojme, sepse duke mos qene ne gjendje te beje vete asnje pune, del dhe shet mend me punet tona", vijoi kreu socialist. Kete bisede, Rama e kreu me banoret e Njesise Bashkiake nr. 6 ne Tirane e cila drejtohet nga perfaqesuesja e LSI, Luxhiana Abazi. Pasi degjoi ankesat e banoreve, kreu socialist u ndal tek ceshtja e hapesirave publike ne kryeqytet, duke theksuar se ajo qe ka ndodhur gjate ketyre viteve me kthimin dhe kompensimin e pronave, eshte arsyeja themelore pse ne shume raste, hapesirat publike qe duheshin vene ne sherbim te komunitetit, e kemi te pamundur t'i veme ne sherbim te komunitetit, pasi ne nje menyre apo ne nje tjeter, me te drejte por shpesh here edhe pa te drejte, keto hapesira jane kthyer tek pronari. "Flitet shpesh here per nevojen e me shume hapesirave publike, por per fat te keq nuk merret ne konsiderate fakti qe aty ku ju shikoni nje fushe, aty eshte nje prone dhe aty ku ka nje prone eshte e pamundur te nderhyhet, pasi edhe per disa hapesira qe ne kemi riadministruar, e qe sot jane lulishte apo kende sportive ne funksion te komunitetit, ne jemi ne gjyq me pronare reale apo te propozuar", theksoi Rama. Megjithate, sipas tij nje investim shume i rendesishem eshte nderhyrja per perpunimin e mbetjeve urbane ne Landfillin e Sharres. "Aktualisht ka filluar puna ne parcelen e dyte ne fushen e Sharres. Ne kete fushe, po zbatohet projekti prej 4.6 milione eurosh nga qeveria italiane, qe synon te kontrolloje situaten mjedisore ne kete vend grumbullimi te mbeturinave urbane", sqaroi Rama. Sipas tij, tashme cdo gje eshte vene ne kontroll dhe ka filluar perpunimi i mbeturinave sipas standardeve evropiane, ne saje te kembenguljes se jashtezakonshme te bashkise se Tiranes dhe ndihmes se qeverise italiane. Ai informoi se eshte rikonstruktuar rruga lidhese me fushen e Sharres, perfundimi i parceles se pare te depozitimit modern te mbeturinave te cilat kane ulur ndotjen ne toke, uje dhe ajer, po behet rikualifikimi urban i "Sheshit Garibaldi", do te vendosen stola si edhe nje ndricim i vecante per sheshin etj. Rozeta Rapushi