Shefer-Basha: Me 2009, te sigurt anetare te NATO-s

Shqiperia, e sigurt anetare me te drejta te plota ne Aleancen e Atlantikut vitin e ardhshem. Garancine e ka dhene dje sekretari i pergjithshem i NATO-s, Jap de Hup Shefer, teksa deklaroi dje ne Bruksel se, ishte i sigurt se Shqiperia do te behej anetare me te drejta te plota ne Samitin e NATO-s, ne qershor te vitit 2009, qe do te mbahet ne Strasburg. Kete deklarate funksionari me i larte i Aleances e beri gjate nje takimi qe zhvilloi me ministrin e Jashtem shqiptar, Lulezim Basha. Ne kete kuader, Shefer e cilesoi si te shpejte dhe pozitiv ritmin, me te cilin po nenshkruhen Protokollet e Anetaresimit te NATO-s per Shqiperine, duke shtuar se kjo procedure jepte optimizem per anetaresimin me te drejta te plota te Shqiperise ne Aleance. Nga ana e tij, ministri i Jashtem, Lulezim Basha e siguroi sekretarin e pergjithshem te NATO-s, se Shqiperia po ndermerrte reforma te rendesishme edhe ne kuader te anetaresimit ne Aleance. Ne kete kuader ministri Basha theksoi se nje shembull i mire per reformat, ishte edhe gjetja e konsensusit te gjere mes forcave politike per sa i perket miratimit te Kodit te ri Zgjedhor pak dite me pare nga Parlamenti. Nga ana e tij, sekretari i pergjithshem i NATO-s, Shefer theksoi se NATO i vleresonte reformat e ndermarra nga Shqiperia. Po keshtu ai deklaroi se per NATO-n eshte e qarte edhe roli i Shqiperise, si nje kontribuues per stabilitetin ne rajon. "NATO mbeshtetet tek Shqiperia dhe rolin i saj kontribuues per stabilitetin rajonal", deklaroi Shefer, gjate takimit te djeshem me ministrin Lulezim Basha. Prej kohesh politikanet ne vend jane shprehur optimiste, ne lidhje me anetaresimin e Shqiperise ne NATO, gjate Samitit qe do te mbahet vitin e ardhshem, me rastin 60-vjetorit te krijimit te aleances se fuqishme euro-atlantike. Nderkohe qe nje garanci, vec shefit te NATO-s e ka dhene dhe SHBA, nepermjet Presidentit Xhorxh Bush, por dhe funksionare te tjere te larte. Ne fund te muajit tetor Sllovakia ishte vendi i tete qe miratoi Protokollin e Anetaresimit te Shqiperise ne NATO pas Hungarise, Letonise, Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Lituanise, Polonise, Rumanise dhe Bullgarise. Nderkohe shume vende te tjera shprehen se se shpejti do ta ratifikojne edhe ato kete Protokoll te rendesishem per Shqiperine. Fatjona Mejdini
Pak dite me pare ne nje interviste, ministria e Jashtme e Greqise, Dora Bakojani ka deklaruar se se shpejti Parlamenti grek do te ratifikoje jo vetem MSA-ne por dhe Protokollin e Anetaresimit te Shqiperise ne NATO.
8 Vende Deri ne keto momente e kane nenshkruar Protokollin per Anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Deri ne muajin qershor te vitit te ardhshem pritet qe ky protokoll te nenshkruhet nga te gjitha vendet anetare te Aleances.
9 Gusht Ishte data kur Shqiperia dhe Kroacia nenshkruan ne Bruksel Protokollet perkatese te Anetaresimit ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. Kjo ngjarje u konsiderua si historike nga kryeministri Sali Berisha,por u pershendet dhe nga opozita.
Shqiperia mori ftesen me 3 prill te ketij viti
Shqiperia mori ftesen per anetaresimin ne NATO ne samitin e Bukureshtit me 3 prill 2008. Por marrja e fteses se anetaresimit te Shqiperise per ne NATO pervec perfaqesuesve te mazhorances u pershendet edhe nga te gjitha forcat e tjera politike ne vend, te cilet e konsideruan kete vendim si hap te rendesishem qe e ben Shqiperine pjese te familjes euro-atlantike. Nenshkrimi i Protokolleve te Anetaresimit te Shqiperise ne NATO i hap rruge ratifikimit te ketyre protokolleve nga vendet anetare dhe anetaresimit me te drejta te plota te Shqiperise ne Traktatin e Atlantikut te Veriut.