E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi: Si mashtroi Ina Rama

Ministria e Transporteve reagoi dje mbi spekulimet se ka nje oponence qe nuk e justifikon ndertimin e rruges Durres-Kukes, duke argumentuar deri ne detaje teknike situaten ne aksin ende ne ndertim dhe krahasuar shpenzimet e tij me shume rruge dhe vepra te tjera ne disa vende te zhvilluara te botes.

Dikasteri i drejtuar nga Sokol Olldashi, tha se nen dirigjimin e kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama, "mediat e kontrolluara prej tij rifilluan bombardimin me genjeshtra mbi rrugen Durres-Kukes". Zedhenesja e ministrise, Erla Mehilli, doli dje ne nje konference te posacme per shtyp, "ne respekt te transparences ndaj publikut". Ajo tha se "cdo pretendim i ngritur ne shkrimet qe shperndan Edi Rama neper mediat e kontrolluara nga lejet e ndertimit eshte spekulativ, i genjeshtert dhe i pacipe". Sipas MPPTT, pretendimi se ka nje oponence qe nuk e justifikon ndertimin e rruges eshte mashtrim.

"Ne dokumentin qe citohet ne shtyp, dhe qe eshte ne fakt oponenca e projekt idese dhe jo e projekt zbatimit, thuhet: "Varianti A1 + B paraqitet me i mire, si nga ana planimetrike, kostoja e ndertimit dhe, sidomos, ajo e shfrytezimit", - citoi Mehilli. Ajo shtoi se "sugjerimet qe kane te bejne me zgjidhjen planimetrike qe nuk prek rrugen ekzistuese Rreshen-Rreps dhe per tipin e traut qe do te perdorej per urat, jane marre parasysh teresisht gjate projektit".

MPPTT thote se ne oponencen e projekt zbatimit, konkludohet se: "Projektuesi ka treguar kujdes ne perzgjedhjen e aksit planimetrik dhe altimetrik te rruges, per te dhene nje zgjidhje eficiente, ne teknike dhe ekonomike". Ndersa theksohet edhe se "tipizimi qe i ka bere urave dhe tombinove lehteson jashte mase ndertimin e tyre, duke sjelle ekonomi ne ndertim dhe perfitim ne kohe". Dikasteri citon edhe vleresimin tjeter, se "projekti ia ka arritur qellimit ne dhenien e nje zgjidhje teknike te kenaqshme, ekonomike dhe te lehte per zbatim".

Ministria e Transporteve, e drejtuar para Olldashit, nga ministri aktual i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha, thote edhe se "persa i perket mashtrimeve ne lidhje me kostot e rruges, sqarojme se kosto per kilometer, me se shumti percaktohet nga terreni ku kalon rruga".

Per te ilustruar me mire, se deri ku mund te mberrijne kostot per kilometer ne rruge qe kalojne ne terrene gjeografike te veshtira, MPPTT thekson se mjafton te permendim se ne Kroaci, segmenti Krapina - Macelj, pati nje kosto prej 15 milione euro per kilometer, kurse ne Slloveni, rruga Sentiv - Koseze kushtoi 240 milione euro per 4.5 kilometra, pra 55 milione Euro per kilometer.

"Po ne Slloveni, seksioni Tojane kushtoi 450 milione Euro per 16 km, pra 30 milione euro per km. Ne Sllovaki rruga Sverepec-Vrtizer kushtoi 300 milione euro per 9.5 kilometra, pra 31 milione euro per km", - theksoi Mehilli. Ajo evidentoi me tej edhe disa raste te tjera: "Ne Poloni seksioni autostradal S8 kushtoi 1 miliard, ose 100 milione dollare per km. Ne Suedi autostrada Sodra, 6 km, kushtoi 850 milione euro, ose 140 milione euro per km. Ne Hollande, rruga Delft - Rotterdam, 7 km e gjate ka kushtuar 700 milione Euro pra 100 milion euro per kilometer". Ne rastin e Suedise, MPPTT evidenton dhe bypass-i perendimor te Stockholm-it kushtoi 2.6 miliarde euro, ose 110 milione euro per km.

Ndersa permendi dhe raste te tjera, si ne Spanje, ku 5.5 km ne Seville, kushtojne 590 milione euro, ose 107 milione euro per km dhe ne Greqine fqinje, seksioni i rruges Egnatia Panagra-Polymos, 31 km, kushton 659 milione euro, rreth 21 milione euro per km".

Ne kete pike, MPPTT, konstaton se "kaq mjafton per te kuptuar se sa dashakeq eshte spekulimi qe behet me kostot e rruges Rreshen-Kalimash, pas te cilave". Dikasteri i drejtuar nga Olldashi, thekson se pas ketij "spekulimi, ne te vertete fshihet vetem nje gje: urrejtja patologjike qe ka zoti Rama per rrugen qe lidh shqiptaret".

Krahasimi i vlerave financiare per aks dhe kilometer rruge ne bote

1. Ne Kroaci, segmenti Krapina - Macelj, pati nje kosto prej 15 milion Euro per kilometer

2. Ne Slloveni, rruga Sentiv - Koseze kushtoi 240 milione Euro per 4.5 kilometra, pra 55 milione Euro per kilometer

3. Po ne Slloveni, seksioni Tojane kushtoi 450 milione Euro per 16 km, pra 30 mln Euro per km.

4. Ne Sllovaki rruga Sverepec - Vrtizer kushtoi 300 milione Euro per 9.5 kilometra, pra 31 milione Euro per km.

5. Ne Poloni seksioni autostradal S8 kushtoi 1 miliarde, ose 100 milione dollare per km

6. Ne Suedi autostrada Sodra, 6 km, kushtoi 850 milione Euro, ose 140 milione Euro per km

7. Ne Hollande, rruga Delft - Rotterdam, 7 km e gjate ka kushtuar 700 milione Euro pra 100 milion Euro per kilometer

8. Perseri ne Suedi, bypass-i perendimor i Stockholm-it kushtoi 2.6 miliarde Euro, ose 110 milione Euro per km.

9. Ne Spanje, 5.5 km ne Seville, kushtojne 590 milione Euro, ose 107 milione Euro per km

10. Ne Greqine fqinje, seksioni i rruges Egnatia Panagra - Polymos, 31 km, kushton 659 milione Euro, rreth 21 milione Euro per km


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›