Drejtoria e Pergjithshme mbrojti Agron Kulicajn
Policia e Shtetit hodhi poshte akuzat e nisura nga ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti dhe me pas nga opozita ne lidhje me perfshirjen e numrit dy te saj ne kontrabanden e naftes. Policia e Shtetit pergenjeshtroi akuzat e paraqitura nga ish-ministri Prifti dhe deputeti i PS-se Taulant Balla ndaj zevendesdrejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit Agron Kulicaj si dhe i konsideroi ato presione te papranueshme kunder punes se Policise se Shtetit ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Sipas policise zevendesdrejtori i Pergjithshem drejton me sukses Departamentin e Luftes Kunder Krimit te Organizuar sukses i cili eshte njohur dhe vleresuar nga organizata te rendesishme partnere qe asistojne dhe bashkepunojne me Policine e Shtetit. Ne kete kuader zedhenesja e policise theksoi se keto akuza nuk do ta lekundin punen e efektivave blu ndaj krimit dhe korrupsionit ne vend. Qendrimet qe synojne te demtojne imazhin e Policise se Shtetit dhe te drejtuesve te saj nuk do te munden ti zbehin arritjet domethenese te Policise se Shtetit nuk do te munden ta dobesojne luften e saj kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit theksoi zedhenesja e policise duke shtuar se qytetaret shqiptare duhet te besojne te profesionalizimi dhe ndershmeria e bluve.