Skandalet e Ramës me deklarimin e pasurisë, apel për të mos i dhënë punë shteti një njeriu me financa mafioze
Vazhdojnë denoncimet në SHBA lidhur me pagesat që po kryen Edi Rama për të përmirësuar imazhin e tij si një njeri me të cilin s’mund të bashkëpunohet. Me mosdeklarimin e pasurisë vjetore dhe refuzimin për të paguar taksat mbi të ardhurat nga libri “Kurban”, Edvini zbulohet gafil si një njeri që do pushtet për të rritur pasurinë, në mënyrë të paligjshme
Nëse ka një garanci në këtë fazë të transparencës së partive politike në zgjedhje, është fakti se Edi Rama po refuzon në mënyrë permanente të deklarojë pasurinë e tij, në përpjekje për të shmangur pagesat okulte që ai po paguan për blerje imazhi, përkrahësish e votash. Portali amerikan “The Daily Caller”, në dy shkrime radhazi ka raportuar për pagesa deri në 80 mijë dollarë, që janë paguar për llogari të Edi Ramës, që ai të përmirësojë imazhin e tij në SHBA, kryesisht në Departamentin e Shtetit. Skepticizmi i ndërkombëtarëve ndaj Edi Ramës, si një politikan krejt i pabesueshëm e më të cilin nuk mund të bashkëpunohet është shumë i njohur, prandaj edhe një radhë pagesash mendohet se u nisën në drejtime të ndryshme, në mënyrë që të fabrikonin imazhin e një politikani i cili është i gatshëm që të marrë përsipër punët e shtetit shqiptar. Zbardhja e pagesës prej 80 mijë dollarësh që Edi Rama ka bërë nën emrin e Bilal Shehut kthen vëmendjen tek mungesa e plotë e transparencës për pasurinë e Edi Ramës. Shehu vetë, një biznesmen i vogël në Nju Xhersi, asnjëherë më herët s’kishte marrë pjesë në fushatat për mbledhjen e fondeve, prandaj edhe pagesa duket se ka lidhje me Edi Ramën dhe me korrigjimin e imazhit të tij në DASH. Të dhëna shtesë jep më vonë i njëjti portal, kur publikon faktin se është pikërisht një zyrtar socialist i akuzuar si i korruptuar i cili ka kontribuar në donacionin e lartpërmendur. Edi Rama tashmë ka refuzuar edhe deklarimin vjetor të të ardhurave në organin tatimor, meqenëse sipas vetëdeklarimit të tij në ILDKP, ai rezulton se ka një pagë që i kalon 2 milionë lekë të reja në vit.
Pikëpyetjet mbi pasurinë e Edi Ramës shtohen edhe më shumë, po të kujtojmë deklaratën e bashkëshortes së tij Linda, e cila në një intervistë televizive tha se Edvini kishte fituar rreth 9 milionë lekë të rinj nga shitja e librit “Kurban”, shumë që s’kundërkonfirmohet nga formularët e ILDKP-së apo librat e tatimeve.
Të dhënat për fondet me të cilat u ngrit pallati i paligjshëm pesëkatësh në pronësi të vëllait të Linda Ramës (për punimet e të cilit, nuk ekziston asnjë faturë), si dhe për vilën që po ndërton (sërish pa fatura) në Dajt, tërheqin vëmendjen për domosdoshmërinë e kryerjes së kësaj transparence dhe janë një apel i madh, për të mos i dhënë punë shteti një njeriu që ka sjellje mafioze ndaj financave.