Tranparency International zhvillon debat për korrupsionin
Korrupsioni vazhdon të mbetet një problem i madh në Shqipëri. Për të diskutuar për strategjinë e antikorrupsionit dhe indikatorët e tij, Transparency Internationional në bashkëpunim me Ambasadën gjermane dhe qeverinë shqiptare organizoi një tryezë te rrumbullakët. Të pranishmit nga prokuroria , avokatia, organizata jo qeveritare dhe specialiste të fushave të ndryshme u fokusuan më shumë në korrupsionin në fushën e drejtësisë duke vënë theksin në disa nga indikatorët kryesorë , si reformat , transparenca dhe perceptimi. Në këtë tryezë të rrumbullakët u diskutua gjithashtu dhe për Korrupsionin në Administratë Publike , arsim dhe fusha të tjera .Të pranishmit theksuan, se lufta kundër korrupsionit duhet të fillojë që në bankat e shkollës , sepse arsimi është indikatori kryesor në këtë luftë.