E Diel, 1 Nëntor 2026

Pinos:Shqipëria,të presë zgjedhjet për anëtarësimin në BE

Shqipëria duhet të presë përfundimin e zgjedhjeve të qershorit dhe pastaj të aplikojë për statusin e vendit kandidat. Ky sugjerim vjen nga numri dy i ambasadës Çeke Adam Pinos , vend i cili në janar merr presidencën e radhës së BE-së. Sipas diplomatit çek Shqipëria nuk ka pse të nxitojë me aplikimin pasi mund të presë përfundimin e zgjedhjeve dhe të aplikojë gjatë presidencës suedeze. Në po të njëjtën linjë edhe kreu i Komisionit Parlamentar për Integrimin, Ilir Meta ka theksuar se aplikimi për statusin e vendit kandidat është qesharak nëse bëhet para zgjedhjeve te përgjithshme

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›