Vlorë, kapen dy shtetas për vjedhje me armë

Nga hetimi dymujor, është bërë identifikimi dhe ndalimi i shtetasve Ilir Alla, 18-vjeç, lindur në Librazhd e banues në Vlorë si dhe Albano Latifaj, 19-vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.
Kapja dhe ndalimi i këtyre shtetasve u krye pasi nga hetimet 2-mujore ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Janar të këtij viti në orët e vona të natës në lagjen “Pavarësia” nën kërcënimin e armës (thikë dhe pistoletë) kanë grabitur shtetasit E. S., dhe F. Gj., të cilëve u kanë marrë gjithë sendet personale (varëse floriri, orë, unaza, celular dhe vlera monetare).
Nga specialistët e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë po punohet me intensitet për dokumentimin e gjithë aktivitetit kriminal të këtyre shtetasve pasi dyshohet të jenë autorë edhe për vepra të tjera penale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për kompetencë të mëtejshme. /Start/
2012-04-18 11:54