E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Po denigrohet institucioni i Presidencës

“Në përpjekje për zhvendosjen e krizës politike nga parlamenti në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe për tërheqjen e vëmendjes nga skandalet politike të radhës, - Kryeministri dhe zëdhënësi i tij në Ministrinë e Drejtësisë, shpallën publikisht synimin e tyre për të deleguar në detyrën e lartë të Zëvendëskryetarit të KLD-së njërin prej kandidatëve të preferuar politikë, të zgjedhur në mënyrë të debatueshme në Parlament”, thekson në reagim këshilltari i Presidentit Topi.

Më tej thuhet se mazhoranca duke përdorur presionin mediatik dhe shantazhin politik mbi institucionin e Presidentit dhe anëtar[ve të tjerë të KLD-së, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për rendin kushtetues në vend dhe integritetin e institucioneve kushtetuese.

“Këto zhvillime dhe presione politike të radhës për të kontrolluar pushtetin gjyqësor, - përveçse një goditje ndaj sistemit të drejtësisë, ndaj institucioneve të pavarura kushtetuese dhe ndaj sistemit kushtetues në vend, - janë edhe një shkelje e rëndë e standardeve dhe kërkesave që Shqipëria duhet të përmbushë për marrjen e ftesës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet më tej. Sipas Presidencës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2006, nuk e përjashton që nënkryetari i KLD-së të vijë nga radhët e gjyqtarëve.

 “Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj ka rrëzuar ndryshimet që iu bënë ligjit organik të KLD-së në vitin 2005, sepse me këto ndryshime të gjithë anëtarët e KLD-së ktheheshin në zyrtarë me kohë të plotë. Qëllimisht nga mazhoranca sot nuk përmendet dispozitivi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili në mënyrë konkrete ka shfuqizuar 5 nene të ndryshimeve në ligjin organik dhe ka lënë në fuqi nenin 12, nen, i cili në mënyrë shumë të qartë shprehet se Zëvendëskryetar i KLD-së mund të jetë edhe një nga gjyqtarët që janë anëtarë të KLD-së, por me kushtin që në momentin e zgjedhjes së tij të japë dorëheqje nga detyra e gjyqtarit”, vijon reagimi.

Presidenti i Republikës, hedh poshtë pretendimet se janë bërë shkelje të Kushtetutës së vendit, dhe gjithashtu e konsideron të papranueshëm idenë e hedhur nga mazhoranca se po përdoren këto vendime në KLD për qëllime të mëvonshme politike. /Start/

                                                                                             2012-04-18 09:21
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›