Topalli takon kreun e BDI-së Ali Ahmeti.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka pritur sot kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim të Maqedonisë, Ali Ahmeti dhe delegatë të tjerë të kësaj partie. Ahmeti ngushulloi kryeparlamentaren për tragjedinë e ndodhur në Gërdec, ndërkohë që vlerësoi angazhimin e qeverisë për lehtësimin e pasojave të tragjedisë. Ndërsa kryetarja e parlamentit, zonja Jozefina Topalli falenderoi zotin Ahmeti për mbështetjen dhe kontributin që populli maqedonas dha për përballimin e kësaj tragjedie. Veç të tjerash gjatë takimit Topalli dhe Ahmeti diskutuan mbi zhvillimet në rajon duke u ndalur në zhvillimet politike në Maqedoni, në punën dhe përpjekjet për anëtarësimin e vendit në NATO.