E Diel, 1 Nëntor 2026

Blair inkurajon procesin e paqes

Paqja ne lindjen e mesme duhet te perfshije te gjithebashkesine nderkombetare per te arritur konsensus.Komuniteti nderkombetar ka per detyre te nderhyje ne krizen humanitare ne kete vend. Ka qene kjo deklarata e negociatorit te kombeve te bashkuara Toni Blair. Ai ka kerkuar me shume ushqime dhe me shume ndihma per zonat e prekura nga konflikti. Vetëm kështu është e mundur, që të arrijmë zgjidhjen e planifikuar të konfliktit deri në fund të vitit.Ne qoftese nuk do ta zgjidhim konfliktim mes Palestines dhe Izraelit ne nuk do te kemi asnje perfitim eshte shprehur Bler.Me tej ish kryeministri britanik ka kerkuar me shume dialog edhe mes grupeve rivale Hamas dhe Fatah ne Palestine.Nderkaq sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ba Ki Moon lavderoi kryeministrin izraelit, Ehud Olmert, dhe presidentin palestinez, Mahmud Abaz, për gatishmërinë për bisedime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›