Lojërat olimpike Pekin 2008 mund te pezullohen
Lojërat olimpike Pekin 2008 mund te pezullohen. Deklarata ne fjale vjen nga vete presidenti i Francës Sarkozi, i cili duket se ka qene i drejtpërdrejte ne mesazhin drejtuar Kinës pas protestave dhe dhunës se ushtruar ne Tibet. Ne nuk e përjashtojmë bojkotimin nga ky aktivitet ndërkombëtar nëse nuk merret ne konsiderate situata atje është shprehur Sarkozi. Deklarata e kreut francez eshte e para e nje zyrtari te lartee cila i përgjigjet situatës ne Kine ku ne 8 Gusht do te zhvillohen lojërat olimpike. Ndërkaq si pasoje e protestavenë rajonet e banuara nga tibetianët në Kinën perëndimore sipas dëshmitarëve janë vrarë së paku një polic dhe një murg. Udhëheqësi shpirtëror i tibetianëve Dalai Lama u bëri përsëri thirrje bashkatdhetarëve të tij të heqin dorë nga dhuna. Ai përsëriti edhe një herë, se do të japë dorëheqjen, ne qofte se protestat nuk mbeten paqësore.