E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi- Maqedoni, konflikte për çështjen e emrit

Kryeministri iMaqedonisë, Nikolla Gruevski ka paralajmëruar se Maqedonia do të ndërpresë bisedimet për çështjen e emrit, nëse Greqia bllokon anëtarësimin e saj në NATO. Është thuajse e sigurtë se nëse vendoset veto, bisedimet e mëtejshme për tejkalimin e çështjes së emrit do të bien në një krizë kaq të thellë, sa do të ndërpriten. Veto do të sjellë pasojanegative në marrëdhëniet mes dy vendeve", tha kryeministri Gruevski. Ai shtoi se vendi i tij,anëtarësimin në NATO do të përpiqet ta bëjë pas vitesh apo dhe dekadash të tëra, por akuzoi Greqinë se veprimet e saj bien në kudërshtim me ato të aleancës veri atlantike dhe kërcënojnë rajonin. Kjo është hera e parë që zyrtarë të lartë maqedonas vënë në dyshim negociatat që zgjasin 13 vjet mes Greqisë dhe Maqedonisë me ndërmjetësimin e OKB-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›