Prokuroria zgjeron hetimet për tragjedinë e Gërdecit.
Nuk do të jenë vetëm ushtarakët e lartë të Shtabit të Përgjithshëm dhe zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, ata që do të merren nëpyetje për tragjedinë e Gërdecit. Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur të zgjerojë rrethin e personave. Prokurorët kanë nisur të thërrasin në organin e akuzës edhe komandantë të depove nga ku dyshohet se janë marrë municionet për t'u çmontuar më tej në Gërdec.Faktikisht për momentin prokurorët janë përqëndruar vetëm në marrje dëshmish të personave që kanë dijeni dhe informacione , duke mos dhënë më shumë detaje. Çdo gje e re është përcjellë në formën e komunikimeve jozyrtare. Por burimet shtojnë se dëshmi po merren edhe nga ekspertë të lëndëve plasëse, agjentë të krimeve të rënda, dhe të krimit ekonomik e financiar etj.