Meta-Ina Rama: Takim për vizat e integrimin
Ministri i Jashtëm Meta zhvilloi një takim me prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama. Ai theksoi se takimi me kryeprokuroren , Ina Rama u zhvillua për koordinimin e punës mes ekzekutivit dhe institucioneve të pavarura. Meta theksoi se me Ramën diskutoi edhe për integrimin në Bashkimin Europian dhe plotësimin e kushteve liberalizmin e vizave. Zëvendëskryeministri Meta garantoi se raportet mes qeverisë dhe Prokurorisë do të jenë të mira.