E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli thirrje banorëve të Baçallëkut të evakuohen

Nga zonat e përmbytura në Baçallëk të Shkodrës, Kryetarja e Kuvendit i ka bërë përsëri sot thirrje banorëve të zonave të përmbytura të vijojnë evakuimin me mençuri dhe sens përgjegjësie. Ajo mori pjesë në mbledhjet e shtabit të emergjencës dhe vijon të ndjekë nga afër situatën hap pas hapi. Në takimet me banorët e Baçallëkut, Kryetarja e Kuvendit u garantoi atyre se janë marrë të gjitha masat për mbështetjen por edhe për kompensimin e dëmeve.
"Sot situata vazhdon të jetë kritike, shumë serioze. Liqeni siç e shikoni po i afrohet niveleve të rrugës. Drini është i fryrë si kurrë ndonjëherë dhe ka përmbytur këtu lagjen e Baçallëkut. Unë jam këtu për t'i ftuar banorët e lagjeve të qytetit të Shkodrës, që rrezikojnë më shumë, të vazhdojnë evakuimin" u shpreh Topalli duke shtuar se edhe pse rruga nuk është mbuluar ende, banorët me mençurinë dhe maturinë e tyre duhet ta vlerësojnë situatën dhe të marrin të gjitha masat për të parandaluar çdo gjë negative"

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›