E Shtunë, 31 Tetor 2026

USAID: “Panorama” e “Vizion Plus”, më të balancuarit gjatë fushatës

 

Monitorimi i USAID për periudhën 15-22 maj nxjerr gazetën “Panorama” dhe televizionin “Vizion Plus” si dy mediat më të balancuara të fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit. Gjatë kësaj periudhe në gazetën “Panorama” u monitoruan 73 artikuj politikë me një sipërfaqe 14235 cm2, nga ku rezulton se kjo gazetë “i dedikoi 4813 cm2 hapësirë PS-së në artikujt e vet të lajmit politik, krahasuar me 4658 cm2 mbulim që iu dha PD-së. LSI pati në dispozicion 1407 cm2 hapësirë, PSD 570 cm2 dhe PLIDR 426 cm2. PSD mori 96% të mbulimit negativ në hapësirën e saj respektive, PS pati 39% mbulim negativ, PR 37% mbulim negativ, G99 36% mbulim negativ, PBDNJ 36% mbulim negativ dhe PD 34% mbulim negativ”. Për sa i përket partive të vogla LZHK, PLL, PDS, PDKSH dhe PLIDR patën 100% mbulim pozitiv. G99 pati 64% mbulim pozitiv dhe LSI pati 61% mbulim pozitiv. Sali Berisha rezultoi politikani me mbulimin më të madh, duke u përmendur 102 herë nga “Panorama”. Edi Rama u përmend 66 herë, Ilir Meta 48 herë dhe Fatmir Mediu 23 herë. Për sa i përket televizioneve, “Vizion Plus” rezulton të ketë qenë më i balancuari. Koha e caktuar nga “Vizion Plus” për PD-në ishte 123 minuta krahasuar me 121.6 minuta për PS-në. G99 mori 15.2 minuta dhe PBDNJ 12.9 minuta. Koalicioni i kryesuar nga PD mori 138.1 minuta dhe koalicioni i kryesuar nga PS mori 156.3 minuta. PD pati një mbulim negativ në 30% të totalit të kohës së transmetimit që iu caktua. Politikani që pati mbulimin më të madh ishte Edi Rama me 35 minuta dhe i dyti ishte Berisha me 12 minuta. Erion Veliaj mori 6 minuta kohë, ndërkohë që Ilir Meta mori 5 minuta.

monitorimi

Panorama
PS 4813 cm2 hapësirë
PD 4658 cm2 hapësirë
LSI 1407 cm2 hapësirë
PS 39% mbulim negativ
PD 34% mbulim negativ
Vizion Plus
PD 123 minuta
PS 121.6 minuta
PD 30% mbulim negativ
Rama 35 minuta
Berisha 12 minuta

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›