Topalli uron Bashën, por nuk i përmend fare emrin
Kryetari i ri t`i çojë sa më shpejt demokratët drejt fitores
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka uruar kryetarin e ri të PD-së, Lulzim Basha, përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook. Në një moment të vështirë të Partisë Demokratike, demokratët u ngritën për ti dalë zot partisë së tyre! Me pjesëmarrjen e tyre në çdo takim, gjatë dy javëve të fushatës për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së, me qytetarinë dhe emancipimin e tyre, demokratët dëshmuan shpirtin e idealeve mbi të cilat u lind dhe punoi kjo parti, shkruan Topalli. Më tej Topalli kërkon nga Basha që ta ccojë PD-në sa më shpejt në pushtet, por gjatë gjithë deklaratës së saj Topalli nuk e citon fare me emër Bashën. Të vetëdijshëm për nevojën e ringritjes, të vendosur për ti dalë zot asaj në ditë të vështira, të bindur se Partia Demokratike kishte nevojë më shumë se kurrë për anëtarësinë e saj, demokratët e bënë garën një proces emancipues, të veçantë, të civilizuar dhe demokratik. Sot PD ka një kryetar të ri dhe uroj që ai ti çojë sa më shpejt demokratët drejt fitores! Mirënjohje të thellë anëtarëve dhe anëtareve të Partisë Demokratike për shpirtin e tyre të paepur, zemrën e tyre të madhe, besimin dhe vullnetin e fortë për tu ringritur! përfundoi ajo.