Topalli uron qe nga Velipoja "Imuniteti i Mediut, i fundit"
Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli diten e djeshme nga Velipoja ka deklaruar se uronte qe imuniteti i ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu te ishte i fundit nga deputetet qe hiqej me votat e deputeteve. Sipas Topallit, ne Kuvend duhej te gjente miratim edhe nisma per kufizimin e imunitetit te deputeteve ne menyre qe te mos ishte me e nevojshme qe per secilin prej tyre te votohej ne menyre te vecante. Nga ana tjeter, kryeparlamentarja, Topalli deklaroi dje se sot ishte edhe dita kur ne Kuvend do te votohej per kufizimin e imunitetit te ish-ministrit. Sipas Topallit, paraditen e sotme do te mblidhej edhe Keshilli i Imuniteteve dhe Mandateve ne menyre qe te perfundonte edhe raporti qe do te cohej per votim ne Kuvend. Po keshtu Topalli nga Velipoja theksoi se sot ne seancen e pasdites do ti jepej e drejta edhe ish-ministrit te Mbrojtjes, Mediu per te mbajtur nje fjalim perpara deputeteve ne Kuvend. Ne seancen e sotme pritet te votohet pro nga te gjithe deputetet e Kuvendit, duke qene se tashme eshte krijuar edhe tradita e votes pro per te bere transparence perpara organeve te drejtesise. F.M