E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, testi i BE-se

"Nese nuk do te jene unike ne misionin e tyre (ne Kosove) dhe nese nuk do te tregojne efektivitet ne angazhimin qe e kane kerkuar, cdo rrefim per Evropen si faktor nderkombetar, do tingelloje si nje tallje". Kete vleresim e jep Patrick Moore, analist i Radios Evropa e Lire. Ne nje interviste dhene dje, Moore u ndal mbi zhvillimet qe rrjedhin pas hyrjes ne fuqi te Kushtetutes se Republikes se Kosoves.

Me 15 qershor, eshte fuqizuar Kushtetuta e Kosoves. Por, Kosova eshte duke u ballafaquar me shume probleme. Disa thone se pjeserisht ato jane pasoje e faktit qe Perendimi ka zbritur Kosoven nga lista e prioriteteve...

Nuk jam i sigurt nese do te pajtohesha me pohimet e ketilla. Nese ne qendrat perendimore ka pasur komente dhe prononcime per Kosoven, ato kane qene rezultat i faktit qe pavaresia e Kosoves eshte duke u zhvilluar ne rruge paqesore. Problemet ekzistuese, sic eshte relacioni ndermjet EULEX-it dhe UNMIK-ut, nuk jane tema qe mund te mobilizojne opinionin ne Perendim. Ajo qe terheq vemendjen e tyre eshte fakti se ne keto zhvillime si problem paraqitet Serbia. Veshtiresite ne formimin e Qeverise se re te Serbise, qe kane te bejne me rendesine e mbajtjes se radikaleve dhe te Koshtunices jashte pushtetit, jane ceshtje me lehte te kuptueshme, sesa mandati i EULEX-it ose muzika e himnit te ri te Kosoves.

Moska eshte ne kerkim te shtimit te ndikimit ne rajon per t'i deshmuar Uashingtonit dhe Brukselit se eshte kthyer ne skene si faktor i rendesishem. Moska eshte duke shfrytezuar parate dhe kontratat e energjise per te blere favore dhe influence ne nje pjese te Ballkanit, ka shkruar keto dite javorja "Newsweek". A pajtoheni me kete pohim?

Ka te vertete ne kete pohim. Rusia eshte duke shpenzuar para dhe duke shfrytezuar energjine per te shtrire ndikimin jo vetem ne Ballkan, por ne gjithe Evropen. Megjithate, kjo eshte me e mire se koha kur ndikimin e tyre synonin ta zgjeronin me ndihmen e tankeve dhe ideologjise totalitare. Nuk ka asnje dyshim se disa nga hapesirat e ish-Jugosllavise jane duke bere para permes bizneseve me Rusine. Per faktin qe kemi te bejme me projekte shume kontestuese, shumica e njerezve nga hapesira e ish - Jugosllavise e dine fare mire se parate ne plan afatgjate mund te sigurohen permes integrimit ne Bashkimin Evropian.

Vendet anetare te BE-se jane duke i vene interesat nacionale para atyre gjitheevropiane. Disa analiste thone se kjo logjike mund te coje ne vend te evropianizimit te Ballkanit, drejt ballkanizimit te Evropes...?!

Nuk duhet befasuar me veprimet e disa vendeve sic jane Spanja ose Greqia rreth Kosoves. Kjo politike e tyre ka qene e parashikueshme nga fillimi. Ato paraqesin pakice brenda Bashkimit Evropian dhe Kosova do te mbijetoje edhe pa njohjen nga ana e tyre.

Kryesorja eshte qe Madridi dhe Athina te mos bllokojne teresine e politikes se BE-se ndaj Kosoves. Ceshtje jetike per Bashkimin Evropian tash paraqet fakti nese mund te funksionoje si faktor i rendesishem nderkombetar. Ne vitin 1991, kur filloi kolapsi i Jugosllavise, ish -ministri i Jashtem i Luksemburgut, Zhak Pos, shtroi pyetjen nese Bashkimi Evropian ka aftesi per t'i menaxhuar krizat si faktor i pavarur nga te tjeret. Koha deshmoi paaftesine e BE-se qe si e pavarur te zgjidhe cfaredo krize. U desh intervenimi diplomatik dhe ushtarak i Shteteve te Bashkuara ne Kroaci dhe Bosnje per te mposhtur Serbine, ndersa ne rastin e Kosoves per te ndalur gjenocidin, u desh intervenimi dhe bombardimi i Serbise nga ana e NATO-s. Edhe ne vitin 2001, ne rastin e Maqedonise ishte intervenimi i Shteteve te Bashkuara qe i dha fund krizes. Ne Ballkan, respekt gezon forca dhe vendosmeria, por jo logjika e zhargitjes dhe e dobesise. Tashme, Bashkimi Evropian deshiron te perfaqesoje bashkesine nderkombetare ne Kosove dhe ky synim eshte percaktuar kohe me pare. Por, nese nuk do te jene unike ne misionin e tyre dhe nese nuk do te tregojne efektivitet ne angazhimin qe vete e kane kerkuar, cdo rrefim per Evropen si faktor nderkombetar do te jete nje tallje. Lideret e Bashkimit Evropian, duke perfshire edhe ata ne Bruksel dhe Athine, kete e dine shume mire.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›